EMRI/ Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e tij të mitur, arrestohet 60-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 60-vjeçar, i identifikuar si Nikolla Llogo, është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit.

Llogo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, vepër që e ka kryer në d1%m t1% së bijës.

Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Njoftimi: 

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”.

I dënuar në Itali, me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, kapet në Durrës nga Operacionalja, 60-vjeçari.

Në vijim të punës për gjurmimin për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, siguruan informacion për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane.

Bazuar në informacionin e marrë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit Nikolla Llogo, 60 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali.

Vijon puna për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×