EMRI/ Lëvizte i armatosur me pistoletë në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari

Një 18-vjeçar i identifikuar si Florjan Faslia është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi lëvizte i armatosur me pistoletë.
Bëhet me dije se i arrestuari u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”.
Blutë kanë sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të aksioneve policore dhe punës së inteligjencës informative, me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë N.1, në kuadër të operacionit “Info”, goditën një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×