Pas homazheve në nder të Artan Lames, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, u shpreh me fjalë prekëse për figurën e tij, duke e përshkruar atë si një mik të çmuar dhe një njeri me vlera.
Hoxha theksoi se Artan Lame ia kushtoi jetën e tij shërbimit ndaj shtetit dhe aspiratave për një Shqipëri më të mirë. Ai shprehu ngushëllimet më të thella për familjen dhe të afërmit.
Ervin Hoxha: Artan Lame ishte mik dhe njeri me vlera. Ai ia kushtoi jetën e tij shtetit, këtij qëllimi dhe këtyre ambicieve. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve.
(Arena e Lajmit)