INTERVISTA “Trazirat? Ia kam pak frikën”, Salihi: I kemi mundësitë ndaj Serbisë, Shqipëria është forcuar shumë (VIDEO)

Me mendjen e ftohtë dhe me zemrën zjarr, Shqipëria zbret në fushë me 7 qershor për t’u përballur me Serbinë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit.

Sfidë kjo që nuk mund të konsiderohet e zakonshme, duke ditur historinë. Ish-sulmuesi i kuqezinjve, Hamdi Salihi, në një intervistë për Sport News në News 24, bëri analizën e tij para kësaj sfide.

Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Salihi u shpreh optimist për një fitore të mundshme, ndërsa nuk e mohoi se ia ka frikën trazirave.

 

 

Salihi kanë kaluar më shumë se 11 vite, si e kujton sot atë sfidë me Serbinë?

Të them të drejtën kanë kaluar shumë vite, por ccdo moment është i freskët. Kur e mendoj, uroj që mos të ndodhë më kurrë. Ka qenë vërtetë diçka shumë e rrezikshme, mund të përfundonte edhe më keq nga ccfarë përfundoi.

A kishit frikë? A mendon realisht se rrezikuat jetën? Mund te me tregosh se çfarë diskutonit më pas me lojtarët, na rikujto ndonjë detaj pikant..

Nga emocionet e ndeshjes, aty nuk e kupton shkallën e rrezikut, por kur u përfshimë në rrëmujën dhe grushtet…Duke parë pamjet më pas, duke lexuar për njerëzit e rrezikshëm që kishin hyrë në fushë, duke parë që edhe mund të eskalonte më shumë, ishte vërtetë shumë e rrezikshme. Kur krijohet turma, mund të shkonte edhe më keq. Ne kemi kaluar pak duke bërë lojëra, por ajo situatë ka qenë e vështirë.

Mendon se mund të kemi sërish ndonjë histori të ngjashme me dronin e famshëm, i druhesh ndonjë episodi të tillë?

Të them të drejtën, ia kam pak frikën, sepse historia e popullit shqiptar me Serbinë nuk ka kujtime të mira. Kur vje puna te ndeshja me Serbinë, ka ndikime emocionale edhe nga njerëz që nuk kanë lidhje me futbollin. Ato nuk e dijnë sa i prish punë futbollit. Kemi një të kaluar të tillë, shpresoj të mos ndodhë asgjë e keqe.

Si e sheh sot këtë takim, si e sheh sot Shqipërinë në raport me atë të 11 viteve më parë?

Pak a shumë jemi në të njëjtën situatë, edhe atëherë kishim marrë besim për shkak të disa rezultateve pozitive si ato ndaj Portugalisë dhe Danimarkës. Ekipi jonë është rritur, formuar, në ccdo kompeticion futemi me besimin se mund të kualifikohemi.

Si ndikon tek ekipi ky presion kaq i madh, të gjithë e dimë që nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat…

Është e vërtetë. Unë jam me një shprehje, ajo që po sillet rreth ekipit kombëtar, rëndësia e eventit, nuk e fsheh dot. Ajo e vetmja gjë që e vetmja gjë, trajneri, apo lojtarët që mund të bëjnë, përgatiten për t’u përballur me këtë presion. Secili nga lojtarët ka historinë e vet. Ekipi jonë ka arritur pjekurinë e duhur.

Salihi, a jemi të dënuar për ta fituar këtë takim? Si mposhtet Serbia?

Unë jam pjesë e futbollit. Në 90 minuta ndodh gjithçka, mund të jesh në formë, mund të mos jesh. Kjo ndeshje është për objektivat tona dhe do luajmë për fitore.

Si t’u duk lista Salihi, jashtë Seferi, rikthehen Daku, Muçi etj, do luajmë në sulm?

E dijmë që të gjithë filozofinë e Sylvinhos, ekipi kombëtar ka një bosht kryesor lojtarësh, pastaj lëvizjet janë 3-4. Mua më pëlqen kjo gjë, pasi krijon stabilitet. Dikush mbetet jashtë, dikush ftohet, këto janë zgjedhje të trajnerit.

Jam shumë kurioze të dij shijen tende, e lëmë Sylvinho-n në një anë, kë do preferoje t’i në sulm?

Ndeshja duhet të studiohet shumë mirë, është shumë komplekse. Zgjedhja e lojtarit për të luajtur në sulm varet edhe nga lloji i mesfushorit që do luajë.

Kushdo që luan në sulm, le të shënojë. Daku, nëse luan, është më i përfshirë emocionalisht. Le të jetë më i kontrolluar, le të jetë ai lojtari që duhet në fushë. Ai po realizon me klubin.

Për mua, thashë, kushdo që luan, të shënojë kush të mundet.

Rikthehet Ismajli në dispozicion, rikthehet Hysaj, mendon se do të ndryshojë reparti mbrojtës. Po mesfusha?

Të gjithë lojtarët janë gati, Kumbulla ka bërë mirë, edhe Ajeti që luan çdo ndeshje.Më vjen mirë që janë të gjithë lojtarët. Pastaj është punë e trajnerit të qëndrojë pa gjumë dhe të zgjidhë dilemat. Në kokën e trajnerit janë të dyja ndeshjet.

Një parashikim sa del sfida…

Do fitojmë 2-0. Nuk kam parandjenja zakonisht, shpresoj që të triumfojmë pasi do ishte shumë mirë për ne, sa i takon objektivave që kemi si ekip.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×