“Italianët nuk gabojnë kur thonë mafia shqiptare”, eksperti i sigurisë Softa: Kur grupet e organizuara depërtojnë në administratën shtetërore dhe politikë…

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa foli në Log. në News 24 mbrëmjen e sotme lidhur me operacionin “Ura” zhvilluar mes antimafies italiane dhe Prokurorisë së Posaçme, ndaj një grupi shqiptar që zhvillonte aktivitetin në Itali dhe Shqipëri.

Duke u ndalur te fjala e prokurorit italian të çështjes menjëherë pas operacioni, që e cilësoi si Mafia shqiptare me shtrirje të madhe në botë, Softa është i mendimit se mafia shqiptare është e strukturuar me hierarki dhe ka një shtrirje jo vetëm lokale apo në vendet fqinje, por edhe në vende të largëta, të Amerikës Latine.

“Italianët nuk gabojnë në termin e duhur. E përdori disa herë dhe e përsërit. Grupet e organizuara depërtojnë dhe kanë elementë me infrastrukturën shtetërore dhe politikën. A janë këto element? Janë. Për sa kohë grupet kriminale kanë patur ndikim përderisa u ngrit SPAK. A ka pasur raste kur krimi ka nxjerrë deputet? Kemi rastin e Durrësit. Kemi rastin e punonjësve të administratës, marrja e tenderave shtetërore. Lejet e ndërtimit. Grupet kanë gjetur format për ti marrë këto leje.

E kemi ne në konceptin, në kodin penal, këtu ishte diferenca mes atij që thoshte mafia shqiptare dhe prokurorisë që ishte më e kujdesshme. Aktiviteti i këtyre grupeve nuk zhvillohet më lokal, por janë brenda dhe jashtë. Jo vetëm në vendet fqinje, por edhe në vende të largëta. Mafia është një strukturë e rregullt me formën e hierarkisë. Është një grup që merret me drejtimin, financat, rekrutimin, punë në polici, apo gjyqësor që ndihmojnë aktivitetin e tyre. Këto struktura ndihmojnë” – tha Softa.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×