Iu komunikuan akuzat zyrtarisht nga SPAK! Kryemadhi: Dosja është voluminoze, do ballafaqohemi në gjykatë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë sot nga ambientet e SPAK-ut, ku iu komunikuan zyrtarisht akuzat për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas daljes, Kryemadhi foli për mediat, ku ironizoi procesin dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama si “prokuror të vërtetë” të çështjes.

Ajo deklaroi se është e gatshme të përballet me drejtësinë dhe se procesi do të vijojë me ballafaqim në gjykatë.

Monika Kryemadhi: Unë e kam fajin për urdhër-arrestet që kanë ardhur nga Bari, që u vonuan 2 muaj. Sipas SPAK, për heqjen e mitrës, kam bashkëpunuar me Ilir Metën. Thanë se dosja është voluminoze, më thanë se fashikujt do m’i japin shpejt. Do nisim ballafaqimin në gjykatë. Filmi që luaj është artistik, quhet “Me fat”. Pak muhabet atje bëmë ne për zgjedhjet. Aty kryeprokuror i BKH është Edi Rama. Drejtësia e vërtetë është ajo hyjnore.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×