Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi fton Simon Simonin për dy ndeshjet miqësore ndaj Hungarisë & Turqisë

Kombëtarja U-21 nis sot grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Hungarisë dhe Turqisë.

Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se trajneri Alban Bushi ka vendosur që të thërrasë edhe portierin Simon Simoni. Futbollisti kuqezi do të bashkohet menjëherë me grupin dhe do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore.

Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×