Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka thirrur sot në 12:30 Monika Kryemadhin e cila do të merret në pyetje në cilësinë e të pandehurës. Kryemadhi ndodhet në masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK gjithashtu ka shtyrë deri në muajin tetor hetimet për CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA ku nën akuzë është kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Prej 21 tetorit 2024 Meta ndodhet në masën e arrestit me burg dhe të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar kërkesat e tij për lirim.
Ish-kreu i shtetit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Vijon…