
Machine Gun Kelly po shijon në maksimum rolin e tij si baba për herë të dytë. Teksa parakaloi në tapetin e kuq të American Music Awards 2025 në Las Vegas, reperi 35-vjeçar foli me emocion për vajzën e tij të vogël që ka me ish-partneren, aktoren Megan Fox.
“Jam thjesht i lumtur. Është fantastike,” tha ai për Access Online, duke shtuar me buzëqeshje: “Ata kanë një erë të mrekullueshme… Unë kam lindur për të qenë baba.”
Në një tjetër intervistë, MGK tregoi se nuk do të qëndronte gjatë në event, pasi vogëlushja kishte temperaturë. “Vetëm do të ec mbi tapet dhe do kthehem në shtëpi… t’i jap feromonet e mia dhe ta ndihmoj të shërohet,” u shpreh ai për E! News.
Machine Gun Kelly dhe Megan Fox u bënë prindër të një vajze më 27 mars 2025. Aktorja është gjithashtu nënë e tre djemve me ish-bashkëshortin Brian Austin Green.