Drejtuesi politik i PD në qarkun e Gjirokastrës dhe ish-ministër i jashtëm ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me qëndrimin e ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë pjesëmarrjes së këtij të fundit në marshimin e komunitetit LGBT.
Në reagimin e tij, Shehu tha se parlamenti nuk mund të ndryshojë kodin e familjes pasi ato bien ndesh me vlerat, traditen, parimet të cilat i duhen shoqërisë njerëzore.
Ai theksoi se kauza e familjes është po aq e rëndësishme, sidomos në kushtet e krizës demografike që po përjeton vendi.
Reagim i Tritan Shehu:
Per Ambasadorin e BE, promovimi familjes homo dhe “legalizimi” i zgjedhjeve- nje binom?!
Ne ditet me te “nxehta” mbas zgjedhjeve Ambasadori i BE gjeti kohe te promovoje “familjen” gay, homo, trans etj, nepermjet promovimit te “familjes” se tij!!!
Gjeti kohe te marre pjese ne nje “Parade krenarie” ku u keq perdoren edhe femijet…!
Dhe kete e ben ne nje vend ku me ligj njihet vetem familja e perbere nga nje burre e nje grua, ku mbrohen femijet!
Dhe ne Itali, se ai eshte italian, njihet vetem kjo familje, Familja e Shenjte, e Verteta.
Ky ishte preludi….
Sepse tashme eshte i vetmi ambasador e perfaqesues i institucioneve nderkombetare, qe kerkon te “legalizoje” kete rezultat te deformuar te zgjedhjeve.
Kerkon te vendose ne “shina” edhe OSBE/ODHIR e raporton final te tyre, duke i paraprire atij.
Koincidence? Nuk besoj. Tingellon si lidhje organike ky binom:
–Nje Parlament qe te mund te ndryshoje Kodet, perfshi dhe Kodin tone te Familjes.
Projekte, qe kjo Rilindja i ka tentuar disa here, por nuk ka mundur.
Projekte, te cilat kerkon t`i promovoje tashme edhe Ambasadori i BE ne Tirane.
Ndesh keto me vlerat, traditen, parimet tona, ndesh me ate qe i duhet shoqerise njerezore, qofte edhe per mbijetesen e saj fizike.
Ndesh kjo dhe me rregullat diplomatike e europiane, qe i konsiderojne si te pa pranueshme te tilla interferenca ne vendet e akreditimit.
Qofte keto per parimet themelore, sic eshte ai i Familjes, Femijeve etj.
Qofte per mos perfshirjen ne vleresimet e proceseve zgjedhore, perpara se te shprehen “arbitrat” nderkombetare, qe jane dhe te derguarit e BE.
Lidhje e forte kjo: Nje kuvend nga zgjedhje te deformuara, per te deformuar dhe Familjen, Shoqerine, Vlerat, Femijet, gjithecka ka te cmuar Shqiperia.
Po shkelni parimet thelbesore te diplomacise e profesionalizmit, Z.Ambasador!
Tritan Shehu
Ish Minister i Jashtem
()