Sulmuesi i njohur, Neymar nuk u grumbullua nga Brazili në grumbullimin e parë të përfaqësueses nën drejtimin e Ancelottit. Nuk ka vend për zhgënjim për O’Ney, i cili po mendon për Botërorin.
“Do ta shihni çfarë do të jetë Kupa e Botës. Mendoj se do të jetë diçka e çmendur, mund të ndryshojë shumë gjëra! Është një gjë e mirë për të gjithë”- tha Neymar.
Ai foli edhe për disa mënyrë me të cilat mund të ndryshojë futbolli për mirë.
“Në futboll ke një ndeshje 90-minutëshe dhe në pushim nuk ndodh asgjë. Të gjithë shkojnë tek hyrjet dhe flasin. Pse të mos bëhet diçka edhe brenda stadiumit? Diçka ndryshe? Argëtimi mund të përdoret në shumë forma, pa i prishur përqendrimin askujt.”