“Në Stamboll nuk ishte e shkruar të fitonim”, Calhanoglu: I lumtur për finalen, kemi fituar përvojë, ndaj PSG shpresojmë te fitorja

Hakan Calhanoglu, regjisori i Inter, në një intervistë për “Anadolu Ajansı”, u ndal të fliste për finalen e Champions ndaj PSG.

“Do të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve, për herë të tretë në dy vite. Jam shumë i lumtur për këtë. Në Stamboll nuk ishte e shkruar të ndodhte, ndonëse doja shumë të fitoja dhe për këtë arsye u zhgënjeva.

Të shpresojmë se do e arrijmë këtë herë, sepse jemi përmirësuar shumë pas asaj sfide. Mendoj se kemi fituar shumë përvojë. Tani dimë si të përgatitemi, për të fituar.

PSG-ja ka një ekip shumë të fortë, si Bayern Munich dhe Barcelona. Por gjithmonë dalim në fushë me besimin se mund të fitojmë. Nëse beson në diçka, ke bërë gjysmën e rrugës”, tha Calhanoglu.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×