Të reja të rëndësishme vijnë nga Argjentina. Sipas gazetës Olé, Alejandro Garnacho mund të përfundojë në Serinë A.
Në bazë të asaj që shkruhet, Garnacho pëlqehet nga Milani. Negociatat janë duke u zhvilluar mes palëve dhe shumë shpejt mund të ketë fund të lumtur.
Manchester United kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e futbollistit dhe në këto kushte, operacioni nuk duket aq i lehtë për klubin italian. Garnacho ka realizuar 6 gola në kampionat në këtë sezon.