Nuk është keqkuptim! Rozana lëshon “thumbin” për Besën: Duhet të jesh besnike ndaj atyre që ishin aty në fillim

Duket se marrëdhëniet mes Rozana Radit dhe Besa Kokëdhimës nuk janë më ato që kanë qenë, nëse ndonjëherë kanë qenë të mira. Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, Rozana ka folur për mënyrën se si Besa zgjodhi të ndryshojë këngën fituese të Festivalit për Eurovision, pa njoftuar autorët origjinalë.

“Pasi kënga fitoi, Besa pa na pyetur fare, pa na konsideruar si autorë të këngës, krijoi një këngë anglisht dhe e përfaqësoi Shqipërinë me një autor tjetër. Nuk e di, u ndjeva keq, sepse është mirë kur merr pjesë me një kompeticion shqiptar dhe vendos të marrësh emra për të përfaqësuar sa më mirë veten”, u shpreh ajo.

Por Rozana nuk ndalet me kaq:
“Sapo del jashtë kufirit, zgjedh të bashkëpunosh me të huaj. Ndonjëherë duhet të jesh besnik ndaj atyre që ishin aty në fillim. Ata nuk të lëshojnë kurrë. Dhe mbi të gjitha, duhet t’i qëndrosh gjuhës dhe vendit tënd.”

Nga ana tjetër, Besa Kokëdhima nuk ka reaguar ende për këtë deklaratë. Të dyja artistet nuk ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale – një detaj i vogël që flet shumë për raportin mes tyre.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×