Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në Log. në Neës24, deklaroi se në Shqipëri nuk ka mafie në stilin klasik apo atë italian, pasi mafia kërkon të vendosë autoritetin e padiskutueshëm në një vend.
Sipas Bregut, nëse nuk ka një emër që shqetëson BE-në apo Italinë, që drejton krimin, nuk mund të themi se ka mafia. Gjithashtu, Bregu përmendi Venezuelës, ku presidenti Maduro akuzoi mafian shqiptare, por sipas Bregut, ishte vetëm një shqiptar mes 85 vetëve.
“Deri kur nuk ka emër që shqetëson autoritetet e larta, BE apo Italinë, nuk mund të them që kemi mafia shqiptare. Nuk ka një emër që drejton këtë. Eurojust e ka dhënë lejen që një muaj përpara për operacionin në Shqipëri. Nëse ka dhënë dritën jeshile, nuk dimë kur i ka rakorduar veprimin për arreste.
Ndërsa ai presidenti i Venezuelës thotë se ka ardhur mafia shqiptare, kur vetëm 1 ishte shqiptar ishte mes 85 vetëve të arrestuar. Atij i janë dhënë ca para dhe guxoi e shkoi. Mafia ka si qëllim vendosjen e autoritetit të padiskutueshëm, nuk e kemi këtë në vendin tonë. Shqipëria funksionon ndryshe, si mund të kemi mafie. Ne kemi grupe. Nuk ka mafia në Tropojë, se nuk ka det. Mafia është aty ku ka lidhje direkte, fjala bie në Vlorë, Durrës, etj” – u shpreh Bregu.
()