Operacioni “Ura”/ “Grupi është hetuar për vepra në Itali”, Artan Hoxha në Log: Kjo zhurmë duhej të ishte bërë para zgjedhjeve

Gazetari që merret kryesisht me çështjen e kronikës, Artan Hoxha, i ftuar në Log. në News24, u shpreh se “Operacioni Ura” bëri bujë me ekspozenë e shfaqur në media me përfaqësuesit e Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas Hoxhës, grupi është hetuar kryesisht për vepra në territorin italian. Hoxha tha gjithashtu se ky operacion i bujshëm duhej të ishte bërë para zgjedhjeve, pasi hetimet kishin kohë që kishin nisur.

“Bum-i që pati ishte ekspozeja mes Italisë dhe Shqipërisë, antimafia dhe SPAK. Dosja italiane rodhi në mediat shqiptare. U krijua përshtypja se u çmontua grupi i Shkozetit. Ishte një hetim historik, i zgjatur ndër vite. Pra, atëherë grupi nuk ka qenë në majë. Grupi ka elementët për t’u quajtur organizatë, pasi i afrohet 20 viteve veprimtari. Vetëm ky fakt përbën sukses. Grupi është hetuar kryesisht për vepra në territorin italian.

Në Dubai nuk të arreston njeri. Flasim për nivel të lartë, jo për shoferë. Ideja është ekspozeja u bë me fjalën “çmontohet”. Prova më e madhe ishte kapja e 3 milionë eurove vitin e kaluar. Kjo zhurmë duhej të ishte bërë para zgjedhjeve. Këtu ishin ata, ndërsa tanët pritën italianët për të bërë çmontimin” – tha Artan Hoxha.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×