Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka një mirënjohje të thellë për të rinjtë, të cilët u angazhuan dhe qëndruan në ballë të betejës elektorale për të sjellë ndryshimin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu u premton se nuk do të lejojë që përkushtimi dhe sakrifica e këtyre të rinjve të shkojë dëm.
Postimi i Balliut:
“Të rinjtë po bashkohen për të shpëtuar vendin nga kthetrat e totalitarizmit dhe për të zbuluar të vërtetën e farsës elektorale, duke e bërë atë të dukshme për çdo qytetar dhe për mbarë opinionin ndërkombëtar.
Shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar me mirënjohje të thellë të gjithë këta të rinj, të cilët lanë pas çdo angazhim personal dhe, ditë pas dite, qëndruan në ballë të betejës elektorale, me vendosmërinë për të sjellë një qeveri që mbështet të rinjtë dhe të rejat e vendit me një program të qartë dhe të zbatueshëm.
Një gjë është e padiskutueshme: ne nuk do të lejojmë që përkushtimi dhe sakrifica e këtyre të rinjve të shkojë dëm.”
()