Tirana e re, rezultatet më të dobëta që pas rikthimit në Superiore

Nëse në sezonin 2016- 2017, Tirana grumbulloi 39 pikë dhe ra nga Superiorja, të njëjtën gjë bëri edhe këtë sezon.

Mori vetëm 39 pikë, por e rrezikoi kategorinë, duke shpëtuar nga sfida “play out”. Nga sezoni i fundit, Tirana është 11 pikë më pak, ndërsa nga dy sezone më parë, 28 pikë.

Për të mos folur për vitet e titullit, respektivisht 34 dhe 31 pikë. Asnjëherë që prej kthimit në kategori, Tirana nuk kishte marrë kaq pak pikë. Edhe në dy kampionatet që nuk ka shkuar në Europë, ka grumbulluar 47 dhe 58 pikë, çka tregon se shifrat kanë qenë shumë të dobëta dhe kjo skuadër ka zhgënjyer plotësisht.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×