“Vet Hospital Tirana, spitali më i madh për kafshët në rajon”, Blendi Gonxhja: Një dritare për profesionistët e rinj, një hap përpara për ekonominë

Shqipëria shënoi një moment historik në sektorin veterinar me hapjen zyrtare të Vet Hospital Tirana, spitalit të parë dhe më të madh për kafshët në vend, që vendos standarde të reja në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Në këtë përurim ishte i pranishëm edhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili tha se ky investim i rëndësishëm jo vetëm që ngre standardet e shërbimit veterinar në vend, por do të jetë edhe një dritare për profesionistët e rinj të kanë vendosur t’i përkushtohen kujdesit ndaj kafshët

Postimi i Gonxhjas:

“Vet Hospital Tirana, spitali më i madh për kafshët në rajon, hapi mbrëmjen e sotme dyert në kryeqytet!

Një hapësirë moderne, e pajisur me teknologjinë më të avancuar, ku katërputroshët tanë do të mund të marrin gjithë përkujdesjen që meritojnë e me profesionalizëm të lartë.

Ky investim i rëndësishëm jo vetëm që ngre standardet e shërbimit veterinar në vend, por do të jetë edhe një dritare për profesionistët e rinj të kanë vendosur t’i përkushtohen kujdesit ndaj kafshët. Një hap përpara për mirëqenien, por edhe për ekonominë!”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×