“Ai postoi një foto për mua në rrjetet sociale”! U plagos nga bashkëmoshatari me thikë, flet 15-vjeçari: Babai i tij e mësonte që të na godiste, pasi më shtyu e ofendova…

Në emisionin me “Zemër të Hapur”, me autoren Evis Ahmetin është trajtuar ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në Maliq ku një 15-vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta. Në lidhje të drejtpërdrejtë në studio, i mituri ka thënë disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Ai deklaroi se aktualisht ndodhet drejt përmirësimit dhe se ditën e ngjarjes ka marrë tre goditje nga bashkëmoshatari i tij. Sipas 15-vjeçarit autori ishte një person agresiv prej familjes së tij pasi babai i tij ishte një person i alkoolizuar. I mituri tha se pas një postimi të një story nga ana e autorit ata e kishin lënë të sqaroheshin pasi të kishin dalë nga shkolla por ai e kishte shtyrë dhe 15-vjeçari i ishte kundërpërgjigjur duke e ofenduar.

Unë jam mirë aktualisht dhe jam drejt përmirësimit. Kam marrë 3 goditje. Ai është një person agresiv prej familjes së tij sepse babai i tij është një person i alkoolizuar. Unë nuk e kam bullizuar asnjëherë autorin. Ai ka postuar një story në rrjetet sociale për mua dhe pasi kemi dalë nga shkolla kemi tentuar të sqarohemi, por ai më shtyu dhe unë më pas e kam ofenduar”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio, 15-vjeçari theksoi se autori e kishte paramenduar kohë më parë sulmin me thikë dhe se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe një vit më parë kur ai kishte goditur me thikë edhe tre shokë të tij gjatë një ndeshje futbolli.

Më tej, ai shtoi se kishte qënë prezent kur babai i autorit i kishte kërkuar djalit të tij që cilido nga bashkëmoshatarët e ofendonte, ai duhet t’i kundërpërgjigjej duke i goditur me thikë.

“Ai e kishte të paramenduar sulmin me thikë shumë kohë më parë. Autori ka goditur një vitë më parë edhe tre shokët e mi për një ndeshje futbolli. Pavarësishtë gjërave unë e kam falur. Unë kam qënë prezent kur babai i tij i ka thënë autorit që cilido nga ne që e ofendon, ai duhet t’i kundërpërgjigjet duke na goditur me thikë”, përfundoi ai.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×