Balaj barazon Sinanin te Vllaznia, por jo 36 golat në sezon

Bekim Balaj arriti ta mbyllte sezonin në Superiore me 19 gola të shënuar, duke fituar kështu për herë të dytë radhazi “Këpucën e Artë”. Trofe që i jepet golashënuesit më të mirë në fundin e edicionit. Në këtë mënyrë, 34-vjeçari madje përmirësoi edhe statistikat e sezonit të shkuar, ku e mbylli me 17 gola të shënuar në total.

Por, ish-sulmuesi i Akhamat me këtë trofe individual barazoi edhe golashënuesin më të mirë në historinë e kampionatit shqiptar, Vioresin Sinanin. Kjo, pasi vetëm Balaj dhe tashmë drejtori teknik i Vllaznisë kanë arritur të fitojnë dy herë trofeun e “Këpucës së Artë” me Vllazninë në historinë 106-vjeçare të klubit shkodran.

“Ujku” siç njihet Sinani në Shkodër ka fituar këtë trofe në sezonet 2007-‘08 ku e mbylli me 20 gola në total. E po ashtu në sezonin 2003-‘04, ku e gjeti rrjetën 36 herë, një rekord i futbollit shqiptar ende i pathyer edhe sot.

Kështu edhe Balaj shkruan emrin përkrah Sinanit, si të vetmit futbollistë që kanë fituar “Këpucën e Artë” dy herë me fanellën kuqeblu. Një statistikë interesante që lidhet edhe me trajnerin aktual të Vllaznisë, Edi Martinin është se edhe ai në edicionin 1993-‘94 arriti të fitonte “Këpucën e Artë” me 14 gola të shënuar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×