
Isida Mollaymeri, balerina e njohur shqiptare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Përmes një postimi në Insta Story, Isida ka ndarë me ndjekësit emocionin e madh të kësaj etape të re në jetën e saj.
Ajo ka zbuluar gjithashtu se vogëlushja quhet Ajlin, një emër i ëmbël që tashmë ka marrë zemrat e fansave të saj. Ky është një moment i veçantë për balerinën, e cila prej vitesh ka qenë një figurë e dashur për publikun shqiptar në skenën e kërcimit dhe televizionit.