– Çelsi e ka marrë seriozisht Ligën e Konferencës dhe tani e ka historinë në shënjestër. Duke qenë fitues i Kupës së Kupave (1971, 1998), Ligës së Kampioneve (2012, 2021) dhe Ligës së Europës (2013, 2019), ata mund të bëhen skuadra e parë në histori që fitojnë katër turne të ndryshëm madhorë të UEFA-s.Nëse fitojnë, bëhet gjithashtu skuadra e parë që fiton Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës dhe atë të Konferencës.
– Duke përfshirë Mareskan, secili prej shtatë trajnerëve të fundit të Çelsit që ka udhëhequr skuadrën në një finale të madhe europiane, e ka bërë këtë në sezonin e tij të parë në klub dhe pesë nga gjashtë të mëparshmit kanë dalë fitues.
– Çelsi ka arritur në finale në mënyrë mbresëlënëse, me 38 gola në këtë edicion të Ligës së Konferencës, që është një rekord sezonal për këtë kompeticion, i cili u krijua në vitin 2021. – Çelsi ka pasur 16 golashënues të ndryshëm në këtë kompeticion, më shumë se çdo skuadër tjetër, me Mark Guiu që ka shënuar gjashtë gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit, përpara Kristofer Nkunku me pesë gola.
– Vetëm Svit Seslar i Çeljes (8) ka më shumë asistime në këtë kompeticion këtë sezon sesa Enzo Fernandez (5), megjithëse argjentinasi ka luajtur vetëm 251 minuta. Nga të gjithë lojtarët që kanë luajtur të paktën 250 minuta këtë sezon, Fernandez ka raportin më të mirë për përfshirje në gol, një çdo 42 minuta.
– Çelsi ka shfrytëzuar Ligën e Konferencës për të bërë rotacion në skuadër, duke përdorur më shumë lojtarë se çdo ekip tjetër (36). – Kjo do të jetë finalja e parë e madhe europiane për Pellegrinin (trajneri i Betisit), duke u bërë kështu vetëm trajneri i dytë kilian që arrin në një të tillë, pas Fernando Riera me Benfikën në Ligën e Kampioneve të vitit 1963 (humbje 2-1 ndaj Milanit).
– Bakambu është një tjetër rrezik për Çelsin, pasi vetëm Afimiko Pululu i Jagiellonias (tetë) që ka më shumë gola se ai në këtë edicion të Ligës së Konferencës (shtatë). Bakambu ka gjithashtu dy asistime në nëntë ndeshje, ku vetëm Seslar (10) ka më shumë përfshirje në gola këtë sezon.
– Betis po luan në finalen e tij të parë të madhe europiane. Ata janë klubi i 12-të spanjoll që arrin në një të tillë, dhe i pari që nga Vijareali në sezonin 2020-21 që prek finalen për herë të parë. Në atë rast, “Nëndetësja e Verdhë” fitoi Ligën e Europës me penallti kundër Junajtidit.
– Betis ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet kundër ekipeve angleze në të gjitha kompeticionet (një barazim, gjashtë humbje). Fitorja e vetme ka ardhur pikërisht kundër Çelsit në Ligën e Kampioneve, 2005-06.
– Çelsi, nga ana tjetër, ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit kundër skuadrave spanjolle në garat e UEFA-s (një fitore), të gjitha kundër Real Madridit në Ligën e Kampioneve, midis viteve 2022 dhe 2023. – Skuadrat spanjolle kanë fituar nëntë finalet e fundit europiane të mëdha kundër skuadrave angleze. E fundit skuadër angleze që mposhti një ekip spanjoll në një finale, ishte Liverpul ndaj Alavesh në Kupën UEFA, në vitin 2001 (5-4).