Shpenzimet për mbrojtjen në Shqipëri po rikthehen në fokus të debatit publik.
Sipas drejtorit të Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Akademinë e FA, Glevin Dervishi, i ftuar në “Log.”, tha se vendi ynë ka kaluar në një trajektore jo normale për sa i përket buxhetit të mbrojtjes, nga dikur një shoqëri shumë e militarizuar me afro 30% të buxhetit të shtetit të dedikuar për mbrojtjen, ndërsa sot, ndonëse në rritje, shpenzimet janë shumë më të kontrolluara dhe pjesë e një qasjeje më të integruar.
Dervishi theksoi se shpenzimet ushtarake duhet të analizohen jo thjesht si numra, por si pjesë e një kuadri më të gjerë që përfshin interesat kombëtare, rreziqet rajonale dhe proceset e integrimit. Kjo sipas tij, kërkon një vlerësim strategjik: sa na kushton, për çfarë dhe nga kush blejmë.
Glevin Dervishi: Sërish po flitet për mbrojtjen. Vendi ynë ka kaluar në një trajektore jo normale sa i takon shpenzimeve të mbrojtjes. Dikur nga një shoqëri shumë e militarizuar me gati 30 përqind për mbrojtjen, më pas reduktim i ndjeshëm. Duhet parë më i integruar si shkon kjo në raport me interesat kombëtare, rreziqet, integrimin apo ekonominë.
Në rastin e Shqipërisë duhet parë se në cilin vend ti blen. Nuk është sekret të themi se vendet që blejnë armatim kthehen në vende kliente. Kemi jo pak raste në vendet rreth nesh, që kanë patur një histori të blerjeve ushtarake që kanë përcaktuar trajektoren e politikës së jashtme të vendit. Rasti më tipik është Greqia e Turqia. Kërkohet qasje më e balancuar, mendje e ftohtë dhe pragmatizëm. Franca është vend shumë i madh, është “agresiv” në tregun ndërkombëtar të armatimit, është kudo prezente. A mund të jetë Franca një partner i mirë, Gjermania, SHBA apo Turqia, duhet parë se kërkon detajim, sepse kërkon detajim nga planet e përgatitjes dhe projektet që bëjnë komandot, deri te niveli strategjik i vendit.
Janë dy linja kryesore për buxhetin e mbrojtjes. Jemi në grupin e 28 vendeve që harxhojmë 2.1 për mbrojtjen nga buxheti total. Investohet në fuqinë e zjarrit dhe kapacitetet njerëzore. Janë projektet për sistemin e artelierisë, raketor dhe antidron janë investime të shpejta që duhen kryer. Në forcat detare, për mjetet e blinduara dhe për nevojat e forcave tokësore për të patur një kapacitet mjetesh që futen në lojë. Vijohet me procesin e rritje ssë pagave të ushtarakëve.
()