Deborra-Lee Furness flet për herë të parë pas ndarjes me Hugh Jackman

Aktorja australiane 69-vjeçare, Deborra-Lee Furness, ka folur për herë të parë publikisht rreth ndarjes së saj nga aktori i njohur Hugh Jackman, duke e përshkruar si një “udhëtim traumatik të tradhtisë”. Në një deklaratë për Daily Mail më 27 maj, Furness ndau reflektimet e saj emocionale pas përfundimit të martesës 27-vjeçare me yllin e “Deadpool & Wolverine”.

“Zemra dhe dhembshuria ime shkojnë për të gjithë ata që kanë kaluar udhëtimin traumatik të tradhtisë,” u shpreh ajo, duke shtuar se ndarja ishte një “plagë e thellë që dhemb”.

Megjithatë, ajo theksoi se besimi në një fuqi më të lartë e ka ndihmuar të përballojë këtë periudhë sfiduese: “Besoj se Zoti apo universi – çfarëdo që ju shërben si udhëzim – është gjithmonë në punë PËR ne. Ky besim më ka ndihmuar të navigoj nëpër shkatërrimin e një martese gati tredekadëshe.”

Producentja dhe filantropja tha se ky proces, ndonëse i dhimbshëm, e ka pasuruar me njohuri dhe mençuri: “Edhe kur përballemi me sfida të dukshme, ato na çojnë drejt së mirës më të madhe, drejt qëllimit tonë të vërtetë. Dhemb, por në fund, kur rikthehesh te vetja dhe jeton sipas integritetit, vlerave dhe kufijve të tu, aty ndodh çlirimi dhe liria.”

Furness shtoi se mësimi më i madh që ka nxjerrë është se “asgjë nga kjo nuk është personale”:

“Të gjithë jemi në udhëtimin tonë individual dhe besoj se marrëdhëniet në jetën tonë nuk janë të rastësishme. Ne tërhiqemi drejt njerëzve për të mësuar mësimet tona dhe për të shëruar pjesët e thyera brenda vetes… Jam ende mirënjohëse,” përfundoi ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×