Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ AKU me deklaratë zyrtare: Nuk ka salmonelë në qumësht dhe kofshat e pulës, produktet e tjera po analizohen

Analizat e marra 72 personave, 53 fëmijëve dhe 19 anëtarëve të stafit të kopshtit në Gramsh, ku ndodhi helmimi masiv dhe që u dyshua për salmonelë, sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, nuk kanë rezultuar me përmbajtje salmonelë për të paktë dy produkte.

Episodi i helmimit masiv ka ndodhur të martën e 20 majit, por ngjarja është mbajtur e fshehtë nga institucionet shëndetësore dhe vendore. Ngjarja u bë publike mesditën e së shtunës nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij.

Në kuadër të transparencës me publikun, AKU sqaron se një pjesë e kampionëve të analizuar për praninë e bakterit Salmonella spp kanë rezultuar të pastër, ndërsa për pjesën tjetër analizat janë ende në proces.

Komunikim për publikun i AKU

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.

Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×