Nesër seanca e Kuvendit/ Zbardhet mesazhi i Bardhit për deputetët e PD: Do paraqesim faktet për farsën elektorale të 11 majit

Pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i rikthehen nesër, më 29 maj, jetës parlamentare.

Në orën 10:00 është parashikuar Konferenca e Kryetarëve, e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa në orën 12:00 pritet të nisë seanca plenare. Në Konferencë pritet të diskutohet për kalendarin e punimeve të kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.

Sipas kalendarit zyrtar, do të bëhen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe ato të drejtësisë.

Ndërkohë, Gazment Bardhi, përmes një mesazhi drejtuar deputetëve të PD, shkruan:

Të nderuar kolegë,

Nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bejmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit. Ju përshëndes!

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×