“Një sherif i ri në qytet kërkon rregulla të tjera”, ish-ambasadori Roland Bimo: Duhet të mendohemi si do orientohemi, shumë shpejt mund të shkëputemi nga NATO E BE

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo duke folur për rëndësinë e “Defender 2025”, tha se rishikimi i buxhetit të mbrojtjes i vendeve anëtare të NATO-s nuk duhet të jetë në funksion të luftës pasi me ndryshimet në administratën amerikane, kanë ndryshuar dhe rregullat.

“Ne nuk armatosemi për të luftuar me Serbinë. Ne donim të bëheshim anëtarë të NATO-s që të shmangnim luftën dhe ishim gati të sakrifikonim dhe jetën tonë sic ndodhi në Afganistan ku humbi jetën Feti Vogli”, tha ish-ambasadori Bimo.

Sipas tij, është e paimagjinueshme të vriten ushtarët tanë dhe Shqipëria duhet të mendohet mirë për tu orientuar si duhet pasi shumë shpejt  vendet e Evropës mund të shkëputen nga ombrella e NATO-s dhe BE dhe do të shohin të gjitha zonat e tyre të influencës.

Roland Bimo: Nëse bëjmë aleancë të vështirë, do të duhej që me kundërshtarin tonë kryesor të zgjatej dora.

Ne nuk armatosemi për të luftuar me Serbinë. Ne donim të bëheshim anëtarë të NATO-s që të shmangnim luftën dhe ishim gati të sakrifikonim dhe jetën tonë six ndodhi në Afganistan ku humbi jetën Feti Vogli. Është e paimagjinueshme të vriten ushtarët tanë. Tani ka ardhur një sherif i ri në qytet që do rregulla të reja. Dhe ne duhet të mendohemi mirë cka po ndodh dhe si do të orientohemi, sepse do të vijë dita që vendet e Evropës do të shkëputen nga ombrella e NATO-s dhe BE dhe do të shohin të gjitha zonat e tyre të influencës.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×