“Një tjetër xhevahir për qytetin”, Veliaj: Sarajet e Toptanëve, së shpejti muzeu etnografik i Tiranës

Godina e Sarajeve të Toptanëve, një nga perlat arkitektonike në zemër të Tiranës, do t’i rikthehet publikut e transformuar në një muze.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndau në një postim në rrjete sociale historinë e shpëtimit të kësaj godine historike nga një zjarr i qëllimshëm katër vite më parë dhe rrugëtimin që nisi më pas për ta kthyer në një Muze Etnografik, si pasqyrë e trashëgimisë tiranase.

Postimi i Veliajt:

4 vite më parë, një person u fut nga dera e pasme e godinës së Sarajeve të Toptanëve dhe hodhi një shishe me benzinë brenda saj, me qëllimin për ta djegur. Për fat, një koleg i Policisë Bashkiake e raportoi menjëherë aktin dhe në pak minuta zjarrfikësja e Tiranës e shuajti zjarrin e asaj që mund të kishte patur fatin e shkollës ‘Kosova’.

Atë natë vendosëm se kjo godinë ikonike në zemër të qytetit tonë, e cila mbart një vlerë të jashtëzakonshme të traditës dhe kulturës sonë, duhej marrë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, për t’ia rikthyer publikut të transformuar, e hapur për t’u vizituar nga të gjithë. Nisëm menjëherë punën për shpronësimin e saj dhe ia dolëm ta kryejmë në pak kohë.

Më pas, i erdhi radha realizimit të projektit të asaj që do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës – një tjetër xhevahir për qytetin, e frymëzuar nga tradita e Tiranës, si dëshmi e trashëgimisë kulturore. Mezi pres që Muzeu Etnografik i Tiranës të shndërrohet së shpejti në portën e njohjes me traditat dhe kulturën tiranase për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin tonë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×