PD konteston rezultatin e 11 majit, Murati: Prania e opozitës në Parlament nënkupton njohjen e zgjedhjeve

Analisti Erl Murati, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet paszgjedhore në Shqipëri, duke vënë theksin te qëndrimi i opozitës dhe Partisë Demokratike pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas Muratit, pavarësisht se PD dhe opozita kanë deklaruar publikisht se nuk i njohin zgjedhjet, pjesëmarrja e tyre në Kuvend në shtator do të nënkuptojë në mënyrë faktike njohjen e rezultatit.

“Kur flasim për njohje të zgjedhjeve, nëse opozita shkon në Parlament në shtator, domethënë që i njeh zgjedhjet,” tha Murati.

Ai nënvizoi gjithashtu se lideri i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se do të denoncojë krimin zgjedhor nga foltorja e Kuvendit, gjë që nënkupton sipas tij, se përjashtohet mundësia e bojkotit parlamentar.

Murati shtoi se deklarata të tilla janë më tepër politike dhe se opozita, edhe pse kritikon procesin, e pranon legjitimitetin institucional të parlamentit të dalë nga këto zgjedhje.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×