
Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim, dëmtim trupor dhe trafikim qeniesh njerëzore.
Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës tha se kishte autorizuar akuzat kundër vëllezërve në vitin 2024, përpara se të lëshohej një urdhër ekstradimi për t’i sjellë ata nga Rumania.
Dy britaniko-amerikanët janë nën hetim në Rumani, duke u përballur me një numër akuzash, të cilat ata i mohojnë – dhe CPS tha se “çështjet penale të brendshme në Rumani duhet të zgjidhen së pari”.
Vendimi i CPS-së për ngritjen e akuzave erdhi pasi ajo mori një dosje me prova nga Policia e Bedfordshire në lidhje me akuzat e bëra në Mbretërinë e Bashkuar.
CPS tha se Andrew Tate, një influencues 38-vjeçar dhe ish-kikbokser, përballet me 10 akuza të lidhura me tre viktima të dyshuara, duke përfshirë përdhunim, dëmtim trupor, trafikim qeniesh njerëzore dhe kontrollim të prostitucionit për qëllime fitimi. Tristan Tate, 36 vjeç, përballet me 11 akuza të lidhura me një viktimë të supozuar, duke përfshirë përdhunim, dëmtim trupor dhe trafikim qeniesh njerëzore.
Dyshja kane lindur në SHBA, por u zhvendos në Luton të Mbretërisë së Bashkuar me nënën e tyre pasi prindërit e tyre u divorcuan.
Vitet e fundit, Andrew Tate ka ndërtuar një prani masive online, duke përfshirë më shumë se 10 milionë ndjekës në X, më parë Twitter, duke ndarë stilin e tij të jetesës me makina të shpejta, avionë privatë dhe jahte.
Ai dhe vëllai i tij u arrestuan për herë të parë në Rumani në dhjetor 2022, me Andrew-n të akuzuar për përdhunim dhe trafikim qeniesh njerëzore dhe Tristan-in të dyshuar për trafikim qeniesh njerëzore.