Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Vijon gjyqi në Apelin e GJKKO për Festim Bexhdilin, gjykata rrëzon kërkesat e avokatit

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm po vijon procesi gjyqësor ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Bexhdili ishte dënuar më herët me burgim të përjetshëm, por vendimi u prish nga Gjykata e Lartë, e cila e riktheu çështjen për rigjykim.

Gjatë seancës, avokati i tij, Ilir Murati, kërkoi pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi, si dhe thirrjen e një eksperti IT për të interpretuar pamjet filmike të sekuestruara. Ai këmbënguli gjithashtu për pyetjen e një dëshmitareje të identifikuar si Enxhi, e cila ka lidhje shoqërore me të pandehurin.

Sipas SPAK, Bexhdili ka qenë përdorues i një telefoni të enkriptuar të llojit EncroChat, për të cilin pretendohet se ka qenë aktiv gjatë kohës së rrëmbimit. Megjithatë, avokati Murati tha se komunikimet e zbërthyera në SKY ECC nuk përfshijnë lidhje mes Bexhdilit dhe të dyshuarve kryesorë, përfshirë Altin Hajrin dhe Gentian Docin. Ai theksoi se komunikimet janë me Dritan Funiqin, i cili thuhet se ka urdhëruar Bexhdilin të “mbyllë gojën”.

Prokurorja Elida Kaçkini deklaroi se dy celularë janë sekuestruar në momentin e arrestimit të Bexhdilit, njëri prej të cilëve ende i pa zbërthyer. Ajo theksoi se dëshmia e Enxhit konfirmon përdorimin e telefonit të enkriptuar, duke shtuar se Bexhdili është pjesë aktive e grupit kriminal dhe jo një rastësor në vendngjarje.

Gjykata rrëzoi kërkesat e mbrojtjes për marrjen në pyetje të dëshmitares Enxhi si dhe për caktimin e një eksperti IT. Pavarësisht kësaj, avokati i të pandehurit kërkoi sërish vënien në dispozicion të pamjeve filmike për analizë të mëtejshme.

Procesi vijon, ndërsa SPAK thekson se provat e mbledhura e përfshijnë Bexhdilin në skemën kriminale që çoi në zhdukjen e Jan Prengës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×