Shembet galeria e kromit në Bulqizë, plagoset minatori

Një minator është plagosur këtë të mërkurë në një nga galeritë e kromit të “ACR” në minierën e Bulqizës. Burime bëjnë me dije se minatori 40-vjeçar ka qenë duke punuar në thellësi të tokës kur është plagosur teksa është goditur nga një masiv gurësh.

Ai është dërguar fillimisht për mjekim në spitalin Bashkiak të Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se pasi është mjekuar, 40 vjeçari me inicialet A.N është dërguar për një kontroll më të specializuar në Spitalin Rajonal të Dibrës. Bluzat e bardha të këtij spitali thanë se 40-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen në fjalë nuk është bërë asnjë deklaratë publike as nga policia e shtetit e as nga institucionet e tjera. Dyshohet se në të shumtën e rasteve, plagosjet në galeritë e kromit mbahen jashtë vëmendjes mediatike, ku institucionet nuk i raportojnë ato, ndërsa dërgohen për mjekim në spitale të ndryshme.

Aksidentet në minierat e vendit tonë janë të shpeshta ku në shumë raste fatkeqësisht janë me fatalitete. Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë një minator humbi jetën në një nga galeritë e kromit në Përrenjas.

Po ashtu, aksidente të shumta ka patur edhe në galeritë e kromit të minierës së Bulqizës, ku çdo vit ka humbje jete njerëzore.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×