Pak para minutash, pranë burgut të Fushë-Krujës është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje për të verifikuar se për çfarë bëhet fjalë.
Oficerë nga Policia e Tiranës kanë mbërritur në burgun e Fushe-Krujës për të verifikuar gjithçka.
Siç raporton gazetari i News24, Igli Çelmeta, mësohet se shpërthimi ka ardhur nga gjeneratori, që besohet se më parë ka marrë flakë dhe depozita e karburantit ka plasur. Ka një numër të madh efektivësh në vendngjarje.