Shqipëria U-19 zyrtarizon dy ndeshje miqësore, luhen me 6 & 9 qershor

Kombëtarja U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Bullgarisë në muajin qershor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord që miqësoret të luhen në Bullgari në 6 dhe 9 qershor.

Takimi i parë Bullgari – Shqipëri do të zhvillohet më 6 qershor në orën 18:00, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet më 9 qershor në orën 10:00.

Trajneri Julian Ahmataj dhe stafi teknik i ekipit kombëtar U-19 do të kenë mundësinë të testojnë dhe të shohin gjendjen aktuale të skuadrës në këto dy takime të rëndësishme.

Bullgari – Shqipëri, 6 qershor, ora 18:00, stadiumi “Etropole”

Shqipëri – Bullgari, 9 qershor, ora 10:00, stadiumi “Etropole”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×