“Unë jam Zoti, ISIS është jashtë burgut”. Bosët e mafias shqiptare mbeten në qeli, Kasacioni në Itali: Elvis Demçe do të vuajë 15 vite

Elvis Demçe do të vuajë 15 vjet burg, ndërsa Ermal Arapaj u dënua me 10 vjet burg. Ata akuzohen për trafik droge.

Elvis Demçe, i cilësuar si ‘Zoti i drogës’ ishte dënuar me 18 vite burg me procedurë të shkurtuar në Itali, pas akuzave për trafik droge. Ndërsa Ermal Arapaj, një tjetër personazh i botës së krimit ishte dënuar me 16 vjet.

Dy krerët e organizatave rivale që po luftonin për territoret e trafikut të drogës mes Romës, Acilia dhe Velletri, shpesh nën kërcënimin e armëve dhe pritave. Gjykata e Kasacionit ka ulur me 3 vite dënimin e Elvis Demçes, ndërsa Ermal Arapaj ka përfituar 6 vite ulje.

Demçe, i cili është përfolur për lidhje të tij me grupin famëkeq italian Camorra, e kishte etiketuar veten: “Unë jam Zoti”.

Arapaj, i njohur si ‘Ufo’, bos i një bande rivale dhe dikur mik i Demçes, duke përfituar nga periudhat e burgimit të këtij të fundit, tentoi t’i vidhte territoret e trafikut të drogës. Një përplasje e dëshmuar nga ngjarje të ndryshme lajmesh duke përfshirë: pritën e Ermalit nga bashkëpunëtorët e Demçes në korrik 2020 dhe zjarrin në një vile në Arapaj në Velletri më 5 shtator të vitit të kaluar.

Hetimet për të dy shqiptarët u kryen nga prokurori Mario Palazzi dhe Francesco Cascini, ky i fundit ishte në shënjestër të Demçes që kishte vendosur ta vriste. Por veprimet hetimore vijuan dhe të dy përfunduan në pranga.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×