Video/ Ema Andrea: Në fund ëndrrat i ndërtojmë me gjuhën e nënës

Nën titullin “Gjuha Mëmë” një tekst i fortë mbi emigrimin, dhunën, ëndrrat, shtypjen, frikën e lirinë  ngjit në skenë, Ema Andrean dhe Aida Talliente-n, një aktore shqiptare e një italiane që e shohin vendin matanë detit, përmes romantizmit e tragjedisë ndërsa fatet e grave varen në 8 çengelë skenikë si shtresëzime emocionale e çlirime përtejgjuhësore. Duke hedhur dritë mbi dramat nga vitet 1990 e deri sot.

“Sepse gjuha e nënës është gjuha e kulturës nga e cila vijmë, është gjuha e parë që mësojmë të komunikojmë, pësojmë ose mësojmë gjuhën e burrave,gjuhën e dhunës,  të dashurisë, zhgënjimit, iluzionit, keqkuptimit, gjykimit e në fund ëndrrat i ndërtojmë me gjuhën e nënës”, tha Andrea.

Shfaqja me tekst të shkruar nga dy aktoret, u ngjit në skenë në tri qytete në kuadër të Javës së Evropës. Deti, emigrimi dhe ëndrrat, vijnë erdhën përmes elementësh skenikë minimalistë ndërsa motivet muzikore dhe referencat kulturore rindërtuan një marrëdhënie mes vendeve, duke rindërtuar gjurmë historike.  Por çfarë varim në skenë?

“Problematikat, të kaluarën, shpresat, në këtë rastin e shfaqjes, është gjithçka që del prej tyre e prej nesh del çdo gjë që nuk harrohet e është gjithnjë aty. Është iluzioni i një lirie në bregun tjetër, detin, Otranton, e për dikë deti është romantik, por për ne ka edhe dimension tjetër”, tha Andrea.

Shfaqja “Gjuha mëmë” kërkon të përcjellë mesazhin mbi lirinë e njeriut e gruas, nç shoqëri të ndyrshme, ku nëse mungon liria e saj s’mund të ketë as liri të shoqërisë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×