ZYRTARE/ U aktivizua 27 ndeshje me fanellën e Shqipërisë, Burim Kukelit i besohet drejtimi i…

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, rikthehet te klubi i Zyrihut, teksa së fundmi i është besuar drejtimi i skuadrës së 21-vjeçarëve. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zvicerian, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku ndër të tjera shkruhej:

“Burim Kukeli do të jetë trajneri i ri i ekipit U21. 41-vjeçari luajti për klubin e qytetit nga viti 2012 deri në vitin 2017 dhe luajti 100 ndeshje zyrtare gjatë kësaj kohe. Ai e nisi karrierën e tij si trajner në vitin 2020 si ndihmës trajner te SC Kriens. Ai mbajti të njëjtën pozicion te FC Ëil 1900, FC Sion dhe Grasshopper Club Zurich. Si trajner kryesor, ai ishte në krye të ekipit U21 të GC në pranverën e vitit 2023. FCZ i uron ngrohtësisht Burim Kukelit dhe i uron fat dhe suksese.”.

 

Tashmë në moshën 41-vjeçare, shqiptari do të kërkojë të lerë gjurmë nën drejtimin e 21-vjeçarëve të Zyrihut. Gjatë karrierës së tij si lojtar, Kukeli u aktivizua 27 ndeshje me fanellën e Kombëtares shqiptare.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×