Analisti Dritan Hila, i ftuar në “Log.” në New24, e ka cilësuar të rëndësishme analizën që duhet të bëjë PD pas zgjedhjeve të 11 majit.
Hila tha se nëse analiza e brendshme në PD do të mungonte, do të ishte një papërgjegjshmëri e madhe.
Sipas Hilës, Partia Demokratike ka nevojë për një lidership të ri, të besueshëm dhe autentik, jo për figura të konsumuar apo të kontrolluara nga Berisha. Ai e konsideron të pamundur që PD të vijë në pushtet me Berishën në krye.
“Berisha duhet të mendojë seriozisht për pasardhësin, por jo figurë si Lul Basha, një pasardhës bio. Me Berishën PD nuk fiton më. Edhe sikur të vendosë vajzën e tij, ai është një periudhë shumë e madhe tranzicioni,” tha ai.
Dritan Hila: Nuk besoj se këta nuk bëjnë analiza, sepse nëse do të ndodhte do të ishin të papërgjegjshëm.
I duhet të bëjë me patjetër. Për mendimin tim, 2-3 drejtues të qarqeve ishin kot. Berisha duhet të mendojë seriozisht për pasardhësin por jo figurë si Lul Basha, një pasardhës bio. Me Berishën PD nuk fiton më. Sikur të vendosë dhe vajzën e tij, por ai është një periudhë shumë të madhe tranzicioni.
()