Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sot rreth orës 10:00 në zonën e njohur si “Zogu i Zi” në Fier, ku një këmbësor 82-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Fierit, automjeti i drejtuar nga shtetasi E. D., 23 vjeç, ka përplasur shtetasin V. F., i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut.