Dëshmia e Erion Alibejt për vrasjen e të vëllait në 2018: Shkova i pari në vendngjarje! Bledar Muça më tha se Suel Çela ishte i vetmi që bënte masakra të tilla

Në seancën e radhës në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, Erion Alibej dëshmoi përpara togave të zeza. I njohur edhe me nofkën “Krymi”, ai ka treguar disa episode, i cilësuar edhe si kreu i një bande të Elbasanit, njohja me vrasësin me pagesë Nuredin Dumani, vrasjen e vëllait të tij Endritit.

Alibej tregon se ka qenë në një gëzim familjar kur ka marrë lajmin për atentatin ndaj vëllait të tij. Ai përshkruan lëvizjet e familjes atë natë 29 dhjetor 2018 dhe momentin e atentatit në zonën e Bradasheshit, ku ndodhej makina Range Rover e Endritit.

Sipas Alibej, Bledar Muça i kishte thënë se i kishte sugjeruar Endritit të bënte kujdes, pasi Suel Çela ishte i vetmi që “bënte masakra të tilla”.

Dëshmia e Erion Alibej:

Sa ishim larguar nga gëzimi familjar kur më telefonuan. Unë në atë moment pashë një X5 të bardhë të Mikael Qoses para fast-food të Dine Camit. Kur u shkëmbyem i thashë Mikaelit, a ke hekur aty. Jo, më thë, ca ka ndodh. I thashë, që i kanë gjuajtur Endritit. Bashkë me të në makinë ishte edhe Ervis Copja, që i thërrisnin Liçe.

Shkova në Bradashesh. Atje ishin vec familjarët e mi, asnjë tjetër. Kur u nisëm nga xhaxhai, ishim tre makina. E para Range Roveri me targa rumune, që përdorej nga  Endriti. Dy makinat e tjera ishin me gra dhe fëmijë. Endriti edhe pak i dehur, në momentin e nisjes i thotë kunatës sime, ik tek makina e grave. Ajo ishte në muajin e fundit të shtatzanisë.

Në Bradashesh i bëjnë atentat. Unë isha i pari që shkova në vendngjarje. Aty ishte errësirë. Aty gjithmonë rrinte një patrullë policie, por atë natë nuk ishte, c’ka më ngriti dyshime. Gjeta aty familjarër e mi, në një situatë që nuk e shpjegoj dot.

E para që ka hapur derën e Range Rover ishte bashkëshortja ime. Pastaj motra ime. Kishin pandehur një aksident fillimisht. E gjeta të ngrohtë Endritin. Shtetasi turk po ashtu. Edhe xhaxhai pas ishte i pajetë. Erdhi pastaj policia dhe ambulanca. Endriti i kishte plumbat nën krah. E çuam Endritin në spital, por më pas mësuam që ishte pa jetë.

Shkova në shtëpi, po vinin shumë miq, të afërm. Shumë shpejt erdhën Çapjat, Florenc Capja, Bledar Muça, Ervis Caushllari (Korçari).

I ndaj veç e i dëgjoj.

Bledar Mucën e takoja për herë të pare, Florenc Çapjen për herë të dytë.

Më thotë Bledar Muça, i pata thënë Endritit të bënte kujdes. Nga kush i them. Suel Çela, tha, askush tjetër ai i bën këto masakra.

Ka qenë një benz gri, më tha.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×