Edona Bilali komenton spotin e saj elektoral që ngjalli reagime në rrjet: Jashtë Shkodrës nuk janë gati për këtë lloj humori

Deputetja e PS, Edona Bilali është pyetur nga gazetarët para seancës së sotme parlamentare, e cila është e para pas zgjedhjeve të 11 majit.

Bilali, e cila nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur në Kuvend, u pyet për spotin elektoral të saj gjatë fushatës që ngjalli shumë reagime kritike në rrjet.

Në spotin që u fshi më pas nga Bilali shfaqej një pacient, i cili ndodhej në krevatin e spitalit, i luajtur nga aktori i njohur Gac Kodrina, I cili kërkon të dijë nëse do të jetë gjallë deri më 11 maj pasi i ka dhënë fjalën Edona Bilalit që ta votojë.

Bilali u shpreh se personi në fjalë është një aktor humori, ndërsa theksoi se “qartësisht jashtë Shkodrës njerëzit nuk janë gati për këtë lloj humori”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×