Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment miqësor me politikanin gjerman Elmar Brok, në një postim në rrjetet sociale që përshkruan një takim të ngrohtë mes tyre në Aachen.
“Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras, ngjitesh më lart!”, shkruan Rama, duke cituar me humor Brok-un, një nga figurat më të njohura të politikës europiane dhe gjermane.
Kryeministri i është përgjigjur me një batutë të tijën: “Vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, ‘Çfarë s’të vret të bën më të fortë’!”