Portugali – Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të luhet më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.
Portugalia siguroi vendin në finale pasi mundi Italinë në gjysmëfinale pas goditjeve nga pika e penalltisë, me rezultatin 4-3.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 dhe ndeshja u vendos nga penalltitë, ku italianët ishin më të saktë.
Italia e nisi më mirë ndeshjen dhe mori avantazhin në minutën e 20-të me Samuele Inacio. Portugalia barazoi pas tetë minutash me Stevan Manuel dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.
Në fraksionin e dytë, Italia rimori avantazhin në minutën e 59-të me Alessio Baralla, por Portugalia reagoi sërish dhe barazoi me Tomas Soares në minutën e 67-të.
Pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund, skuadrat ju drejtuan penalltive, ku portieri portugez ishte vendimtar me pritjet e tij, duke i dhuruar Portugalisë kualifikimin në finalen e madhe ndaj Francës.