Policia e Tiranës ka arrestuar edhe djalin e Arjan Talhellarit në lidhje me incidentin e ndodhur më 29 prill, ku pati një përplasje me armë zjarri në një zyrë elektorale në zonën e Ali Demit.
I riu, L. T., 24 vjeç, ishte shpallur më herët në kërkim dhe akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., i dyshuar, së bashku me babain e tij A. T. (ndaluar më 18 maj), si autor i ngjarjes së ndodhur më 29.04.2025 në zonën e Ali Demit.”