Lista përfundimtare! Rrezikohet derbi shqiptarësh në Champions, Egnatia mëson të gjithë kundërshtarët e mundshëm

Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Ligës së Kampioneve. Kampionët e Shqipërisë janë njohur tashmë me listën përfundimtare, të kundërshtarëve të mundshëm.

Për shkak të koeficientit, rrogozhinasit janë të pozicionuar te skuadrat jofavorite. Ndër kundërshtarët e mundshëm është edhe Drita. Kampionët e Kosovës ndodhen te skuadrat favorite.

Janë 14 skuadra të mundshme për Egnatian. Ludogorets, Steaua e Bukureshtit, Olimpija Ljubljana dhe Malmo shikohen ndër kundërshtarët më të vështirë. Shorti do të hidhet më 17 qershor.

Ky është sezoni i dytë radhazi, që skuadra e Tetovës do të luajë në kualifikueset e Champions. Borac Banja Luka ishte kundërshtari që i eliminoi në edicionin e kaluar përmes penalltive.

Screenshot 2025-05-29 175745


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×