“Mbështetësit tanë në Angli e Greqi futën GPS në zarfa”, Flamur Noka në Log: Votat ndodhen akoma atje sipas GPS, ndërkohë këtu janë numëruar

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin Log. në Neës24, ka treguar një tjetër, sipas tij, se si vota është manipuluar.

Noka pohoi se mbështetës të Partisë Demokratike në Angli dhe Greqi kanë futur GPS në zarfet ku kanë qenë votat e tyre, por sipas asaj që tregon GPS, akoma ndodhen në këto vende, pa ardhur në Shqipëri.

“Ne kemi paraqitur fakte pa fund. Disa mbështetës tanët kanë votuar në seri në grup në Angli, kemi degë të organizuar atje. Këto zarfe i kanë nisur me GPS. E konfirmoj këtë, prandaj kam një person në Britani. Konfirmoj që gjithë votat e tyre sot e kësaj dite janë në Londër, asnjë nuk ka ardhur në Shqipëri, Taulanti i ka numër këto vota këtu.

E njëjta situatë është në Selanik. Minimalisht 500 votues kanë futur GPS brenda zarfit dhe sot e kësaj dite, të konfirmuar, vazhdojnë të mbeten atje, ska ardhur asnjë në Shqipëri. Ndërkohë, gjatë numërimit, si psh në një grup zarfesh të Beratit për votat e Diasporës, kishim 99% për PS. As në kohën e Enver Hoxhës nuk ndodhte kështu” – tha Noka.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×