NBA/ Oklahoma finalistja e parë, Thunder fiton në Perëndim, mund 4-1 Minesotën

Skuadra e Oklahoma City Thunder është shpallur kampione në Konferencën e Perëndimit, pasi arriti të triumfojë në finalen e 5 ndaj Minesotës me shifrat 124-94 duke fituar 4-1 serinë e ndeshjeve.

Një rikthim pas 13 vitesh i Oklahoma në finalet e NBA (viti 2012 hera e fundit), ku pret të mësojë emrin e ekipit rival, që do të dalë nga përballja mes Indiana e New York në Lindje. Më 5 qershor do të luhet finalja e parë. Triumf i merituar për Oklahoma në Perëndim, skuadra me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt dhe që do të ketë në favor faktorin fushë. Kjo do ta ndihmojë për titullin e parë kampion në NBA.

Ndeshja e luajtur të mërkurën në mbrëmje nuk pati histori, me Oklahoma ndjeshëm më superiore në parket, ku u dallua i zakonshmi Alexander Shai, autor i 34 pikëve. Randle realizoi 24 pikë për Minnesota, por që mbetën për statistikë. Gjithsesi duhet thënë se edhe rrugëtimi deri në finale të Konferencës së Perëndimit ishte një sukses për Timberwolves, që arritën të eleminonin edhe një prek ekipeve pretendente këtë sezon, siç ishin Los Angeles Lakers.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×