
Rikthimi i të madhes Parashqevi Simaku ishte për javë të tëra kryefjala e mediave në Shqipëri, por jo vetëm.
Jeta e saj e re është komentuar gjerë e gjatë, e ndërkohë që të gjithë për më shumë se një muaj ishin “sy e veshë” nga këngëtarja shqiptare, ku gjithçka që ajo bënte kthehej në lajm.
Mbrëmjen e sotme, në një intervistë me Blendi Fevziun për Opinion, këngëtarja ka zbuluar se ajo nuk ka dashuruar kurrë në jetë.
Parashqevi Simaku: Nuk jam dashuruar kurrë.
Blendi Fevziu: Kurrë, kurrë?
Parashqevi Simaku: Asnjëherë, por kam pasur fatin të duhem shumë.