Në Opinion në News24 ishte i ftuar analisti Ben Andoni i cili diskutoi për aktualitetin politik pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai tha se Partia Demokratike duhet të bëjë një analizë të thellë për rezultatin e zgjedhjeve. Sipas tij PD duhet të krijonte një frymë , dhe të ishte e thjeshtë me njerëzit.
“Partia Demokratike duhet të bëjë një analizë të thellë pas zgjedhjeve të 11 majit. Gjithashtu duhet të kriojnte frymë, të ishte e thjeshtë me njerëzit”, tha ai.
Më tej Andoni shtoi se koalicioni PD-AMSH nuk e dha pritshmërinë e duhur dhe se Partia Socialisre aktualisht po merret me plane strategjike.
“Koalicioni i PD nuk e dha pritshmërinë e duhur. Dhe mund të them se PS po merret me shumë plane strategjike”, theksoi ai
Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe tek mesazhi i ambasadës së SHBA-së për zgjedhjet e 11 majit duke thënë se ambasada dha mesazhin më protokollar të mundshëm.
“Ambasada e SHBA-së dha mesazhin më protokollar të mundshëm dhe raportet lexohen ndryshe nga palët politike”, përfundoi Andoni
()